Kap të dashurin duke e tradhtuar, ajo hakmerret me shokun e saj të ngushtë (VIDEO)
Tradhtia është një nga arsyet se përse shumë çifte po ndahen në ditët e sotme. Është një fenomen i cili ndodh midis çifteve të reja, por jo vetëm.

Kur dikush tradhtohet, kuptohet që edhe lëndimi është i madh, ndaj disa prej personave që tradhtohen zgjedhin të hakmerren ndaj partnerit ose partneres.

Një vajzë e quajtur Liza donte të provokonte të dashurin e saj pasi dyshonte se ai e tradhtonte. Liza punësoi një modele për të joshur të dashurin e saj Daniel, për të parë sesa besnik do tregohej ai.

Modelja i kërkon Danielit që t’i lyejë shpinën me krem dhe e pyet nëse ka një të dashur. Danieli mohon të ketë të dashur dhe i propozon modeles që të bëhet e dashura e tij. Ndërkohë e dashura e Danielit shikon skenën nga shtëpia dhe zbulon se i dashuri i saj nuk është i ndershëm me të. Në këto kushte ajo vendos ta tradhtojë me shokun e tij të ngushtë Silver. Danieli pasi ka marrë vesh të vërtetën, e ka akuzuar të dashurën e tij se ajo e ka punësuar modelen vetëm si justifikim për t’u lidhur Liza me shokun e tij të ngushtë.
Shtuar më 27/03/2019, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori