Kanye West zhduket nga bota virtuale për shkak të Trump
Reperi amerikan, Kanye West, së fundmi ka vendosur që të fshijë të gjitha llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Kjo lëvizje e papritur ka ardhur një javë pasi u shfaq në Saturday Night Live me një kapelë ku shkruhej “Make America Great Again” dhe mbyllja e rrjetetve sociale mendohet të ketë ardhur pikërisht për shkak të disa kritikave që ka reperi i njohur ka marrë nga kolegë dhe fansa të tij.

Ai shprehu mbështetjen për presidentin Trump dhe vizionet e tij lidhur me politikën.

Fansat e gjykuan duke i komentuar negativisht dhe duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak, prandaj ka vendosur të heqë dorë për një periudhë.

Madje ai shkroi në një post që duhej shfuqizuar amandamenti i 13-të i kushtetutës i cili e quan skllavërinë krim edhe pse sqaroi me pas se kishte bërë një gabim dhe se nuk donte të thoshte atë. /albeu.com/

Shtuar më 08/10/2018, ora 08:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori