Kanye West zbulon arsyen e konfliktit me Jay-Z: Nuk më erdhi në dasmë
Kanye West ka patur konflikt me mikun e tij më të mirë dhe bashkëpunëtorin,Jay-Z, por së fundmi mësohet edhe arsyeja se përse ka ndodhur. Kanye është shprehur se ai është lënduar kur Jay-z nuk ka ardhur në dasmën e tij dhe kjo është arsyeja pse at anuk flasin.

Ai u martua me Kim Kardashian në vitin 2014.

“U lëndova pasi ata nuk erdhën në dasmë. Unë e kuptoj se ishin duke kaluar nëpër disa gjëra, por nëse jemi familje, nuk do të humbasësh një martesë”, tha Kanye në një intervistë për IHeart Radio.

Kanye tha se kjo gjë i përket të kaluarës dhe pranoi se nuk nuk e pyeti Jay se pse ai nuk mori pjesë në dasmë. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2018, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori