Kanye West do Dua Lipën në albumin e ardhshëm
Reperi i suksesshëm amerikan do Duan në albumin e tij të ardhshëm.
Reperi i njohur Kanye West, ka shprehur dëshirën që bëjë të një këngë me këngëtaren kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

West dëshiron që Lipa të jetë pjesë e albumit të tij "Yandhi" pasi ai është mahnitur nga zëri i saj dhe prandaj ka kërkuar përfshirjen e saj në projektin e ri.

Burime pranë këngëtarit për mediat e huaja kanë thënë: "Kanye është i impresionuar me zërin e Duas dhe ai e di se ajo është shumë e kërkuar në industri. Ajo ka punuar me Calvin Harris dhe ai e pa se sa shumë ka ecur kjo këngë. Ai mezi po pret që ta bëjë Duan pjesë e albumit të tij të ardhshëm". /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2019, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori