Kanita thyen heshtjen, flet për herë të parë për lidhjen me reperin shqiptar (FOTO LAJM)
Pak kohë më parë në media u përfol për një lidhje të mundshme midis këngëtares
Kanita dhe reperit, S4MM.
Shkak për këto aludime u bënë disa
foto të tyre ku shfaqeshin në të njëjtin vend.
Në atë kohë dyshja zgjodhi të mos reagojë lidhur me lajmin, por tani
Kanita ka thyer
heshtjen.
E ftuar në emisionin “Rreze dielli”
Kanita ka treguar se vizita dhe fotot në të njëjtin vend kanë qenë thjesht rastësi.
“M’u duk shumë e çuditshme, e pashë lajmin nga Parisi, ne kishim publikuar
foto në vendin e njëjtë në Paris, në
kohën e njëjtë, por nuk është aspak i vërtetë lajmi që jemi bashkë. Për momentin nuk jam në një lidhje dashurie, jam e fokusuar të muzika.” u shpreh këngëtarja.
Më tej ajo shtoi se po përpiqet në maksimum të qëndrojë larg ‘skandaleve’ mediatike, pasi nuk dëshiron që të bëhet e famshme prej tyre.
Shtuar më 18/10/2019,
ora 16:28