Kanë punuar bashkë, Olsi Bylyku zbulon për herë të parë: Nuk flas me Rezart Veleshnjan (FOTO LAJM)
Olsi Bylyku e nisi karrierën e tij në spektaklin “
Portokalli” në një moshë shumë të re. Sot ai është pjesë e spektaklit të humorit “Klanifornia”.
Ai ka treguar se nga “Portokallia” është ndarë në mënyrën më miqësore me të gjithë, por me njërin nga aktorët nuk flet më. Mbrëmjen e djeshme në emisionin e tij “Roped With
Olsi”, aktori tregoi se nuk ka më asnjë lloj komunikimi me Rezart Veleshnjën. Ai tha se nuk e mban mend arsyen pse nuk flet më me të, por e gjithë kjo ka ndodhur gjatë një turneu që ata kanë pasur në Amerikë kur ai ka qenë në “
Portokalli”. Megjithatë
Olsi i uroi Rezartit publikisht më të mirat, duke shtuar se ai është një artist i vërtetë.
“Kemi pasur një zënkë me Rezart Velshnjan kur kam qenë në
Portokalli, ka nisur në Amerikë kur kemi qenë me turneun e Portokallisë dhe sot e kësaj dite nuk flas, por gëzoj shumë respekt për punën që ai bën dhe për atë vetë si person. I uroj shumë suksese dhe i them bravo të qoftë, sepse është artist i vërtetë për punën që ai bën”, u shprehu Bylyku.
Shtuar më 28/01/2021,
ora 11:15