E kujtojnë të gjithë për pozat në Playboy, modelja kandidon për Presidente e Kroacisë (FOTO LAJM)

Ava Karabatic është një ish-modele e Playboy, shumë e njohur falë pjesëmarrjes në emisione televizive por edhe numrit të madh të ndjekësve që ka në Instagram.

Mirëpo, së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ava ka vendosur të kandidojë për Presidente në zgjedhjet që do të zhvillohen në Kroaci në vitin 2020.

31-vjeçarja ka bërë publik kandidimin e saj përmes llogarisë në Instagram si dhe në blogun personal.

Ndërkaq, në platformën e saj elektorale ajo ka përfshirë rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e importeve, punësimin e të rinjve, hyrjen në zonën Shengen dhe ndalimin e aborteve pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Modelja gjithashtu planifikon të legalizojë marijuanën dhe prostitucionin për të mbajtur punëtorët e seksit të sigurt dhe për të rritur të ardhurat nga taksat.

“E kam vendosur, do kandidoj për Presidente. Politika është dashuria ime e dytë. Nuk mund të shikoj më gjithë këto gjëra të këqija që po i ndodhin vendit tim. Të rinjtë po ikin dhe numri i lindjeve është ulur”, shkruan ajo ndër të tjera.
Shtuar më 15/10/2019, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori