Nga dhuna në familje te aksidentet me makinë, 4 korçarë përfundojnë në pranga

4 persona janë vënë në pranga në qytetin e Korçës.

Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, që nga dhuna në familje, organizimi i lotarive të palejuara e shkaktim të aksidenteve rrugore.

Uniformat blu të qytetit jug-lindor informojnë se këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, ndërsa më poshtë jepet informacion i plotë për ngjarjet e ndodhura.

Njoftimi i policisë

Policia arreston në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. Z., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij shtetasit B. Z., 63 vjeç, banues në Korçë.
F. A., 33 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në fshatin Pocestë, iu gjet një telefon celular i markës “Samsung”, të cilin ky shtetas dyshohet se e përdorte për vendosjen e basteve sportive, i cili iu sekuestrua në cilesinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

I. H., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Zvezdë, Maliq, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R. Xh., 39 vjeçe, banuese në Zvezdë, e cila u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.
Y. P., 59 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll, pasi ky shtetas në aksin rrugor Bilisht-Miras, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”, pa targa.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” , “Organizimi i lotarive të palejuara” , “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Shtuar 9.02.2020 14:16