Sigurimi godet me grusht blerësin në market, momenti kur trupi i tij tërhiqet zvarrë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një qendre tregtare në Angli.

Një person me vetëm një goditje hidhet nokaut nga një pjestar i sigurimit të qendrës tregtare.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin rojën në pallton e të cilit shkruante “security”, i cili i vërsulet burrit në hyrje të qendrës dhe e bën atë për spital.

Incidenti ndodhi në qytezën Shoesburyness në afërsi të Essexit. E pamjet e kamerave të vendosura jashtë qendrës, tregojnë sigurimin duke e tërhequr zvarrë burrin që pothuajse kishte humbur vetëdijen nga grushti.

Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë në Essex ka bërë të ditur se janë duke hetuar rastin, pavarësisht që deri më tani nuk dihet se çfarë e nxiti këtë incident./albeu.com/


Shtuar 26.10.2021 18:14