Më në fund, Kamela Islamaj ka vendosur të flasë për marrëdhënien e saj. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Tek Unë Me Arjola Shehu” në Intv dhe ka ndarë edhe disa detaje nga jeta e saj private.
“Prej disa kohësh bashkëjetoj me të dashurin tim, ai është Dj dhe graphic designer. Jemi të lumtur, jemi mirë. Bashkëjetesa është e thjeshtë, sepse unë dhe
Truman jemi sa të ngjashëm aq edhe të kundërt. E kemi
gjetur te mesmen tonë të artë”, ka thënë ajo.
Nga profili i
Truman në Faceboook, kupton që ai është italian, i lindur në qytetin jugor të Salernos dhe pasi ka studiuar Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci dhe më pas ka thelluar studimet në fushën e të drejtave të njeriut, i është kushtuar fushës së graphic design-it.
Ai ka pasur disa eksperienca pune në kompani të ndryshme marketingu në Tiranë, gjatë të cilave ka njohur edhe
Kamelën. Vincenzo, me pseudonimin e hershëm
Truman, është gjithashtu dhe DJ dhe bashkë me
Kamelën kanë
gjetur pika takimi edhe në muzikë dhe kanë krijuar një grup të tyrin që performon në vendet ku i ftojnë. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2016,
ora 15:33