Vrau prindërit, 44-vjeçarja në SHBA i shpëton dënimit me vdekje

SHBA – Njoftimi i Prokurorisë në Pensilvani, gjatë gjyqit të një 44-vjeçareje të akuzuar për vrasjen e prindërve të moshuar, se nuk do të kërkojë dënim me vdekje ka shkaktuar debat.

“Faktorët e nevojshëm ligjorë nuk ekzistojnë në këtë rast për të kërkuar dënimin me vdekje”, i tha gjyqtarit ndihmësprokurorja e qarkut Samantha Kaufman, gjatë seancës dëgjimore të enjten.

Sipas aktakuzës, 44-vjeçarja ka qëlluar në kokë babanë e saj 73-vjeçar Reid Beck dhe nënën e saj 72-vjeçare Miriam Beck. Më pas ajo ia preu kokën babait dhe e mbuloi trupin e tij me një batanije. Gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e familjes, 8 pjesë të trupit të Miriam Beck-ut u gjetën në thasë plehrash në një kosh në garazh.

Trupat e dy të moshuarve u zbuluan nga djali i tyre, i cili vendosi të vizitonte shtëpinë e prindërve.

Duke hyrë në shtëpi më 17 janar , ai u gjend përballë pamjes së tmerrshme të kufomës pa kokë të të atit.

I shqetësuar për fatin e nënës së tij, ai telefonoi policinë.

Kur policia mbërriti në shtëpi, Verity thjesht u tha atyre se të dy ishin “të vdekur”.

Autoritetet besojnë se gruaja përdori një sharrë elektrike me zinxhir për të copëtuar prindërit e saj. Në shtëpi u gjetën tre revole, dy prej të cilave 44-vjeçarja i kishte blerë legalisht.

Bazuar në provat e gjetura në shtëpi dhe fazën e dekompozimit të trupave, hetuesit besojnë se gruaja ka të ngjarë të ketë vrarë prindërit e saj më 7 janar, 10 ditë para se krimi i saj të zbulohej./Albeu.com/


Shtuar 14.08.2023 14:10