"Kam fjetur vetëm me 5 burra", këngëtarja me famë botërore flet për jetën private
Edhe pse lidhjet e dashurisë së Mariah Carey kanë pasur një publicitet të madh përgjatë viteve, këngëtarja tha së fundi, në një intervistë, se jeta e saj personale nuk ka qenë edhe aq interesante. Në fakt, ajo e konsideron veten "të matur" sa i takon raporteve me meshkujt.

49-vjeçarja Mariah Carey, shquhet edhe për lidhjet e saj me burra më të rinj në moshë, por ajo tha se ka më shumë për të rrëfyer për historitë e lidhjeve. "Nuk kam pasur shumë, por kanë qenë në periudha të ndryshme",- tha Mariah për Cosmopolitan. "Unë kam fjetur vetëm me pesë burra në jetën time, kështu që jam paksa "e matur", me ndershmëri, krahasuar me shumi të tjerë rreth e rrotull".

Normalisht, këngëtarja nuk ua tha emrat e 5 partnerëve të saj, por është shumë e lehtë të dallosh cilët janë katër prej tyre. Natyrisht, janë dy ish-burrat e saj, Tommy Mottola, 69 vjeç dhe Nick Cannon, 38 vjeç.

Pastaj është edhe James Packer, 51 vjeç, i cili u fejua me Mariah në janar 2016, por i dhanë fund marrëdhënies së tyre para se viti të mbyllej.

Këngëtarja nisi të frekuentohej edhe me Bryan Tanaka, 36, të cilin e njihte që në vitin 2006, vetëm pak javë pasi i dha fund marrëdhënies me James. Por ata i dhanë fund në prill të vitit 2017, por u rikthyen bashkë dhe vazhdojnë të jenë bashkë edhe sot. Identiteti i të pestit është i paqartë, ose Mariah nuk ka dashur të rrëfejë më shumë për meshkujt e tjerë në jetën e saj. Gjatë intervistës, ajo u ndal edhe në raportin që ka pasur me Tommy, i cili ishte 20 vjet më i ri në moshë.

"Ishte lidhje shumë e kontrolluar. Nuk kishte liri për mua si qenie njerëzore. Ishte pothuajse sikur të isha një e burgosur", - tha Mariah për atë raport që i dha fund shumë shpejt.


Më vonë, këngëtarja ruajti raporte miqësore me Nick, me të cilin ajo ka dy binjakë, Monroe dhe Marokkin. Shpesh kalojnë kohë së bashku si familje gjatë pushimeve, madje edhe në eventet e mëdha të tapetit të kuq.
Shtuar më 10/07/2019, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori