“Kam dyshuar gjithmonë që është lesbike”, Ambra nis bashkëjetesën me Kein
Elsamed Senaj dhe Ambra Muji ishin lojtarët që hynë çift në lojë, por u ndanë brenda shtëpisë pas vendimit që mori reperi.

Tani që loja ka përfunduar duket se situata mes tyre është agravuar në distancë, duke avancuar me pingpong statutesh në rrjetet sociale. “Si të duket jeta kur nuk ishe asgjë dhe ngele asgjë?

Famën e more kur ndërrove emrin, e bëre BB9 dhe jo G. Më vjen mirë që të kam dhënë pak famë që të përflitesh më shumë”, shkruante Ambra në “Insta Story”.

Statusit të modeles 19- vjeçare, këngëtari iu përgjigj me një status të titulluar “U bo goca e rëndësishme”, me anë të të cilit i adresonte asaj këto fjalë: “E dashur, tregove dhe një herë sa e zgjuar je… E kupton veten që je femra më mosmirënjohëse që ekziston, je ajo femër që as nuk e gëzon respektin dhe as nuk di çfarë është respekti.

Më duket isha unë ai që të dhashë mundësinë të përjetosh gjithçka që po përjeton sot, dhe dhurata 1-vjeçare t’u bë nga stafi që të vlerësosh pak atë që të dhuroi ky G. Ti këtë emër u mundove t’i hedhësh baltë dhe të marrësh sadopak nga ai emër, por ti mua të më japësh famë? WTF, a je normale?! (qesh) Unë jam ai që gjërat i kam bërë vetë gjithmonë. Më beso! As Ajshtajni nuk do e zgjidhte dot zgjuarsinë tënde! Suksese në jetë, vlerëso gjërat që të ofrojnë miqtë dhe njerëzit që të përball jeta që të mos ngelesh gjithmonë një hiç”.

I pyetur nga gazeta “Panorama” në lidhje me këtë acarim të marrëdhënies mes tyre tani që loja në fund të fundit ka mbaruar, Elsamedi u përgjigj: “Për fat të keq Ambrës i erdhi goja tani jashtë shtëpisë.

Gjithsesi, nuk u çudita aspak kur mora vesh që ajo prej tri ditësh ka nisur bashkëjetesën me Kein, lesbiken e BB-së”.

Them nuk u çudita, pasi gjithmonë kam dyshuar në prirjet e saj seksuale”, tha

Sipas dëshmitarëve në “Post Big Brother”, sherri mes tyre u ndez edhe më shumë. Pasi Elsamedi u shpreh se lidhja me Ambrën ishte thjesht fiktive dhe se s’kanë pasur kurrë asgjë bashkë, Ambra ia ktheu se gjithsej ata janë takuar vetëm dy herë”.

Ata hynë në “Big Brother” për lojë, si për të përfaqësuar çiftin tipik që e ndeshim shpesh sot në botën e showbiz-it, atë mes një reperi dhe një modeleje. 19- vjeçarja nga Shkodra doli nga shtëpia një javë pas Elsamedit, i njohur në muzikë si Eli G. Senaj

Shtuar më 01/07/2017, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori