VIDEO/ Tentoi të vidhte një person në Romë, 36-vjeçari rrihet brutalisht nga kalimtarët

Një 36 vjeçar indian tentoi t’i vidhte varësen një të moshuare 90-vjeçare në Itali.

Por gjërat nuk shkuan sipas planit, pasi i riu indian u rrah në mnëyrë brutale nga kalimtarët e pranishëm.

Ngjarja ndodhi në lagjen  Quarticciolo në Romë.

Videoja përfundoi shpejt në rrjetet sociale dhe u bë virale.

Një banore e zonës filmoi të gjithë skenën nga dritarja dhe më pas e ngaroi videon në internet.

36-vjeçari u arrestua ndërsa hetuesit kanë marrë në dorë videon dhe po përpiqen të identifikojnë autorët e sulmit./Albeu.com. 


Shtuar 8.09.2023 19:14

Tags: