Çmendet adoleshenti, hedh 6 vjeçarin nga 100 metra lartësi vetëm për të dalë në TV

Kjo është historia e një adoleshenti i cili hodhi një gjashtë vjeçar nga një lartësi e madhe, pavarësisht se merrte ilaçe anti-psikotike.

Autist Jonty Bravery ishte në kujdesin e këshillit, por sulmonte shpesh kujdestarët e tij dhe ishte arrestuar për sulm ndaj tyre.

Megjithatë, ai u konsiderua i sigurt për të shkuar vetë gjatë një udhëtimi ditor në Londër, ku ai hodhi nxënësin francez nga një ballkon 100 metra dhe më pas i buzëqeshi babait të fëmijës dhe i tha: ‘Unë jam i çmendur’, shkruan daily mail.

Bravery kishte hulumtuar mënyrën më të lehtë për të vrarë dikë përpara incidentit, më 4 gusht të vitit të kaluar, dhe kishte ‘kërkuar fëmijën më të rrezikuar’ u tha sot në gjykatë, shkruan albeu.com.

Ai u tha detektivëve se ai kishte planifikuar sulmin që lajmi të shfaqej në TV dhe më vonë u tha ekspertëve mjekësorë se ndjehej ‘i pathyeshëm’ dhe se ishte’në krye të botës’.

Fëmija i cili ishte me pushime në Londër i mbijetoi sulmit, por pësoi lëndime të rrezikshme për jetën – nga e cila po shërohet ngadalë.

Pas sulmit Bravery u dëgjua të fajësonte shërbimet sociale për veprimet e tij, duke thënë ‘Nuk është faji im, është faji i shërbimeve sociale’, – një pretendim që ai e bëri sepse mendoi se nuk po merrte trajtimin e duhur për shëndetin e tij mendor nën kujdesin e Shërbimeve Sociale Hammersmith dhe Fulham.

Ai më vonë pretendoi se kishte dëgjuar zëra t’i thoshin ‘të vriste njerëz’ dhe tha se ai ‘dëshironte të bëhej lajm’.

Sot, Bravery është 18 vjeç, u paraqit për dënime përmes lidhjes video nga Spitali Broadmoor pasi pranoi se kishte tentuar vrasjen e të miturit, vendimi i të cilit pritet të jepet nesër./albeu.com/


Shtuar 25.06.2020 18:38