Kallashi rrëfen dhimbjen e madhe: Dashurova dikë që s'ishte për mua! (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pavarësisht se prej disa kohësh është tërhequr nga provokimet me format e saj trupore, Kallashi mbetet një "sex simbol" për meshkujt shqiptarë.

Por jeta e saj personale duket se nuk po shkon dhe aq mirë. Prej disa javësh në rrjetet e saj sociale ajo poston vazhdimisht statuse dhe video të cilat tregojnë se po vuan.

"Duket e lumtur apo jo? Tregon shaka, qesh mirëpo brenda është duke vdekur, është e lënduar, e lodhur nga të qenit e mirë.

E lodhur nga jeta", thuhej ndër të tjera në videon e postuar nga Kallashi.

Dhe nëse po vrisnit mëndjen se çfarë po ndodh me balerinën e njohur, Kallashi sot ka zbuluar se po vuan një ndarje të dhimbshme.

"A nuk është shkatërruese? Ti ta kesh ëndërr e dikush tjetër realitet. Të ka ndodh kjo?

Të dashurosh dikë që Zoti e shkroi për dikë tjetër. Të dashurosh dikë që nuk mund ta kesh", shkruan Kallashi. /albeu.com/

Shtuar më 19/01/2018, ora 08:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori