E FUNDIT/ Makina përplas tre fëmijë që po shkonin në shkollë
Kadare nderohet me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”
Presidenti Bujar Nishani mori sot pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Shekulli i Kadaresë” organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, me rastin e 80-vjetorit të shkrimtarit të shquar, të njohur anembanë globit për krijimtarinë e tij letrare të përkthyer në 45 gjuhë të botës.

Në prani të kryetarit të Akademisë së Shkencave, Prof. Muzafer Korkuti dhe anëtarëve të Akademive të Kosovës dhe Maqedonisë, të Ambasadorëve dhe përfaqësueseve të Trupit Diplomatik, studiuesve, përkthyesve, akademikëve, intelektualëve, artistëve, studentëve, dhe miqve të shkrimtarit nga mbarë bota, Kreu i Shtetit nderoi shkrimtarin e shquar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin: “Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje të pakufishme për veprat e vyera letrare, për pasurimin e pashtershëm e të çmuar të letrave shqipe, si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë në drejtim të lartësimit të emrit e vlerave të kombit shqiptar anembanë botës”. /albeu.com/


Shtuar më 13/05/2016, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori