Kërcënoi biznesmenin për t’u tërhequr nga tenderi, lihet në burg Louis Konomi

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën arrest me burg për Louis Konomin, i cili kërcënoi biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi i druve të cilin e kishte fituar.

Bashkë me Edmir Bocin, Konomi kërcënoi biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar.

Ata ishin pajtuar nga biznesmeni Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani.

Konomi u arrestua dje bashkë e Ramzan Rrajën, i cili ishte në kërkim në lidhje me atentatitn ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, teksa ndaj tij ishte lëshuar nga SPAK një urdhër për shoqërim të detyrueshëm./albeu.com/