"Ka raste kur dua ta vras", Arbana rrëfen si është marrëdhënia e saj me Eduartin (FOTO LAJM)

Moderatorja Arbana Osmani ka ndarë me fansat e saj detaje nga jeta dhe marrëdhënia që ka me Eduart Grishajn.

Si një nga lidhjet më të komentuara, një ndjekës e pyet Arbanën në “Instagram” sesi është të punosh me Eduartin. Arbana i përgjigjet se ka momente kur të dy duan të vrasin njëri-tjetrin, por shton se pa të nuk do të ishte i mundur emisioni “Dua të të bëj të lumtur”.

“Mirë është. Ka raste që dua ta vras, ka raste që do të më vrasë, por në fund është i vetmi njeri pa të cilin nuk do të mund ta bëja këtë emision”, përgjigjet Arbana Osmani.
Shtuar më 14/01/2020, ora 14:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori