"Ka humbur arsyen", çfarë thonë të afërmit për Princ Harryn
Një fotograf që është kujdesur pothuajse gjatë gjithë kohës për daljet publike të princit Harry, thotë se pas martesës së tij me Meghan Markle, princi “thjesht e ka humbur arsyen”. Arthur Edwards, 79 vjeç, u shpreh në lidhje me kritikën e Harry-t ndaj Commonwealth-it:

“Të kritikosh një nga gjërat më të rëndësishme të mbretëreshës është fyerje për të – pavarësisht se çfarë thotë Pallati zyrtarisht. Çdo shtet mund të hedh sytë nga e kaluara dhe të gjejë gabime, por ne duhet të ecim përpara. Harry duhet të ndalojë së dëgjuari bashkëshorten, e cila me gjasë po e mbush me këto ide”.

Commonwealth është një “familje kombesh” që u zhvilluan nën udhëheqjen e mbretërisë britanike. Mbretëresha e sheh atë si një nga arritjet e saj. Harry – i cili bashkë me Meghan ishin ambasadorët e rinisë së Commonwealth-ut, përpara se të largoheshin nga mbretëria – ka thënë:

“Kur shihni përtej Commonwealth-it, nuk ka asnjë mënyrë që të mund të ecim përpara nëse nuk e njohim të kaluarën. Kështu që shumë njerëz kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të pranuar të kaluarën duke u përpjekur të rregullojnë gabimet, por mendoj se të gjithë e pranojmë që ka akoma më shumë punë për të bërë.”

Fjalët e tij u mirëpritën nga shumë njerëz që janë të idesë që në shumë vende të Commonwealth-it, të cilat janë pjesë sepse Anglia i kolonizoi, duhet të punohet për të arritur barazinë. Adwards shtoi se Harry ndryshoi shumë pas martesës.
Shtuar më 11/07/2020, ora 09:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori