Ka ende shpresë? Me varsen që mban akoma Loredana na bëri zemrën mal (FOTO LAJM)

Mozzik dhe Loredana i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, megjithatë duket se ende ka shpresa për ribashkim.

Në njoftimin që bëri për fansat e saj, Loredana tregoi se në një të ardhme çifti mund të bashkohet, ndërsa Mozzik këtë të shtunë pranoi se e dashuron ende.

Ai u shpreh se Loredana është e vetmja vajzë që ka dashur në jetë dhe sigurisht fansave të tyre ju bë shumë qejfi.

Por pasi të shihni edhe këtë foto të Loredanës do gëzoheni akoma edhe më shumë.

Padashje ose jo, Loredana ka publikuar pak më parë një foto në Instastory ku tregon një varëse prej floriri.

Varësja duket të jetë e kushtueshme, megjithatë ruan edhe vlera të veçanta.

Në këtë varëse Loredana mban të varur dy shkronja, M dhe H.

M-Mozzik dhe H-Hana.

Ndonëse emri i vërtetë i ish-partnerit është Gramoz, Loredana i është drejtuar gjithmonë me emrin Mozzik.
Shtuar më 30/10/2019, ora 09:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori