Mblidhet Kuvendi, çështjet që do të diskutohen, priten debate për raportin Kosovë-Shqipëri

Sot, e enjte 15 qershor, mblidhet Kuvendi i Shqipërisë.

Në seancën e sotme plenare parashikohet që të paraqite Raporti vjetor i inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2022, si edhe Raporti vjetor i Departamentit te Administratës Publike për vitin 2022 dhe i Autoritetit të Konkurrencës.

Kryetarja e parlamenit, Lindita Nikolla, tha në nisje të seancës se në orën 12:00 kuvendi do të mbajë një minutë heshtje për të nderuar Silvio Berlisconin, i cili ndërroi jetë më datë 12 qershor.

Gjitashtu pritet që të shtrohet në Kuvend çështja e Kosovës dhe vendimi i kryeministrit Edi Rama për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, e parashikuar të mbahej ditën e djeshme në Gjakovë,


Shtuar 15.06.2023 10:38