Mungoi në kurorëzimin e mbretit Charles, por ja çfarë bëri atë ditë Meghan Markle

Meghan Markle është parë duke ecur pa bashkëshortin e saj Princ Harry, pranë rezidencës së tyre 14 milionë dollarëshe në Montecito, Kaliforni, disa orë pas kurorëzimit të mbretit Charles. Dukeshës së Sussex-IT iu bashkuan miqtë e saj Markus Anderson dhe Heather Dorak, në Kaliforni të dielën, pasi festoi ditëlindjen e djalit të saj Archie.

Mbreti ngriti një gotë për ditëlindjen e katërt të djalit të Princit Harry, Archie, në Pallatin Buckingham dje, për të nderuar nipin e tij. Charles përmendi nipërit e tij që mungonin, në ditën e tij të madhe.

Momenti prekës erdhi në një mbledhje private familjare në pallat pas kurorëzimit të tij në Westminster Abbey, dhe daljes në ballkon me mbretëreshën Camilla.

Kuptohet që Harry-t i ishte bërë me mirësjellje një ftesë për t’u bashkuar me drekën familjare, por ai vendosi të kthehej në Kaliforni për të festuar ditëlindjen e djalit të tij Archie-t.

Ishte hera e parë që Meghan, 41 vjeç, të shihej në publik që nga kurorëzimi i vjehrrit të saj të shtunën.

Meghan mungoi në festimet mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar këtë fundjavë, pasi ajo qëndroi në SHBA për të festuar ditëlindjen e djalit të saj Archie, në shtëpinë e tyre në Montecito.