Pas disa rasteve me koronavirus edhe Peja futet në karantinë

Pas disa rasteve të konfirmuara me koronavirus në Pejë, kjo komunë është futur në karantinë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Drejtoria e Shëndetësisë në këtë komunë.

Aty thuhet se Peja është futur në një fazë sfiduese dhe të vështirë në raport me COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Pejës,

Peja shpallet qytet KARANTINE ç’ka nënkupton se po hyjmë në një fazë edhe më sfiduese dhe më të vështire në raport me Covid-19 duke ndryshuar rezultati i të infektuarve në komunën tonë me dy te infektuar nga 76 testime të bëra sot.

Ju bëjmë thirrje për qetësi dhe për maturi në menyrë që mjekët,infermieret,policët dhe të gjithë ata që këto ditë të vështira japin
shërbime dhe janë në ballë të detyrës së shenjtë.

Nuk është aspak e lehtë kjo luftë përball kësaj pandemie dhe vetëm duke bashkëpunuar të gjithë nga pozita ku ndodhet secili prej nesh që në fund tê dalim me sa më pak pasoja dhe sa më shpejtë të kthejmë normalitetin në Pejën tonë që aq shumë e duam.

Zoti i bekoftë të gjithë ata që janë në krye të detyrës këto ditë.

Rrini në 🏡 Bëni Kujdesë, Pa Panik.


Shtuar 26.04.2020 06:42