Justin Bieber mahnit Kinën (FOTO LAJM)

Justin Bieber
Justin Bieber
Këngëtari 19-vjeçar kanadez, Justin Bieber, së fundmi është shfaqur në një koncert të zhvilluar në Shangai në Kinë.

Këngëtari i preferuar nga shumica e adoleshentëve, pavarësisht se asnjëherë nuk e ka humbur rastin të bëhet pjesë e një numri të madh skandalesh publike, asnjëherë nuk e harron mirësjelljen me fansat e tij.

Justin i cili është një fans i zjarrtë i artit të trupit pasi deri tani në trupin e tij ka pikturuar 20 tatuazhe, siç i është bërë zakon pothuajse në cdo koncert, një pjesë të madhe të këngëve preferon ta këndojë gjysmë i zhveshur.

Dhe pikërisht kjo ishte ajo e cila e shtyu të hiqte kanotieren e tij të bardhë dhe jelekun ngjyrë të artë me të cilat u shfaq në fillim.

Në vazhdim të koncertit ai ftoi një fanse të tij në skenë, dhe pasi e uli në karrige nisi t'i dedikonte një nga këngët e tij.

Si çdo vajzë tjetër në vendin e saj, adoleshentja e cila ishte e veshur me një bluzë ngjyrë rozë, u ndje më mirë se kurrë gjatë kohës që pati mundësi të takonte më nga afër idhullin e saj i cili e përqafonte shpesh.
Shtuar më 09/10/2013, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori