Justin Bieber kërkon dëshpërimisht rikthimin e Selenës
Selena Gomez është e përqëndruar tek mirëqenia e saj ndërkohë që Justin Bieber vuan për të ashtu si edhe The Weeknd albumi i ri i të cilit quhet “My Dear Melancholy” dhe i kushtohet 24-vjeçares.

Këngëtaja e famshme është në gjendjen e saj më të mirë dhe po e shijon kohën e lirë me miqtë e saj duke shkuar me pushime, në palestër si edhe në kishë.

Nga ana tjetër, burime pranë Bieber kanë konfirmuar për revistën “People” se kanadezi është i dëshpëruar dhë kërkon rikthimin e saj. Ata kanë shtuar se Justin sillet ndryshe kur është pranë Selenës, ai është rritur shumë dhe ka nevojë për praninë e saj në jetën e tij.

I njëjti burim tregon se ish çifti vazhdojnë të jenë të dashuruar dhe se ka hapësirë për një rikthim në të ardhmen.

Shtuar më 04/04/2018, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori