Justin Bieber i jep fund turneut në Europë (FOTO LAJM)

Justin Bieber është një nga këngëtarët më të diskutuar në botë dhe rrjete sociale për shumë faktorë. Lidhje të panumërta, historia e dashurisë me këngëtaren Selena Gomez, sjellja me fansat, arroganca, problemet me alkoolin.

Këto janë vetëm disa nga temat më të prekura për këngëtarin kanadez.

Por gjithsesi ai ka mijëra fansa kudo në botë dhe pëlqehet nga shumë njerëz.

Kete here Justin Bieber ka përfunduar zyrtarisht turneun e tij europian.

Këngëtari 23-vjeçar u shfaq gjatë festivalit “British Summer Time Festival” në Hyde Park të dielën në Londër, për të përfunduar turneun e tij.

Një natë më parë, këngëtari kaloi kohë me disa miq në një klub nate, për të shijuar natën e tij të fundit në Londër. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori