Justin Bieber dhe palestra (FOTO LAJM)

Në profilet e tij në rrjetet sociale, Justin Bieber po kujdeset që të vendosë gjithmonë e më shumë në dukje masën muskuloze të vënë falë punës në palestër dhe sportet ekstreme.

Këngëtari kanadez publikoi në Instagram foto të tij gjysmë-lakuriq gjatë koncerteve. Komentet që pasuan prej fansave të tij ishin të dy-anëshme, pozitive dhe si gjithmonë nuk mungonin as kritikat.

Megjithatë, Bieber nuk u ndal dhe publikoi sërish foto duke bërë “skateboard”. 19-vjeçari është shprehur shpesh se e dashuron këtë sport, ndërsa lidhur me karrierën dhe skandalet e përfshira para pak muajsh, që nga zënka me gazetarët e deri tek fotot në Murin e Madh kinez mbi shpinën e truprojave të tij, Bieber thotë se i kishte lënë pas dhe se po mundohet të ruajë në rrugën e duhur karrierën e tij.

Idhulli i adoleshentëve tha se merr këshilla nga njerëz të famshëm të Hollywood-it dhe botës së spektakleve, si Oprah Winfray dhe Mark Whalberg, por shtoi se "këshilltari i tij besnik dhe që dëgjon më shumë është Will Smith". /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2013, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori