Julianne Moore rrëfen çelësin e suksesit
Ajo aktualisht është një ndër aktoret më të suksesshme. Për të, familja është e shenjtë, e ku në mënyrë të shkëlqyer ka arritur të jetë nënë dhe aktore mjaft e mirë. Është nënë e përkushtuar e dy fëmijëve dhe një aktore e nominuar shumë herë për çmim Oscar.

Julianne Moore i ka arritur këto gjëra duke marrë shembull idhullin e saj Meryl Streep. “Kam qenë në gjimnaz kur lexova një intervistë të Meryl Streep, një aktore e mrekullueshme që ka arritur të ketë një familje, një martesë dhe një karrierë. I thashë babait që doja të bëhesha si ajo”, ka deklaruar Moore për revistën ‘Glow’.

“Mamaja më ka mbështetur gjithmonë. Ajo më thonte që mund të kisha edhe familjen, edhe karrierën. Më këshilloi të mos i vija limite vetes”, ka thënë aktorja e cila ka 16 vite e martuar me regjisorin Bart Freundlich. /albeu.com/

Shtuar më 20/11/2014, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori