Julian Deda flet hapur për largimin nga Portokallia, çfarë i ndodhi
Aktori Julian Deda është një nga personazhet më të dashur të publikut shqiptar.

Juli tashmë është pjesë e programit humoristik "Duplex" ku përveç rolit si aktor ka edhe funksionin e drejtorit artistik.

Së fundmi Juli ka folur për spektaklin "Portokalli" ku ai merrte pjesë dhe largimin e tij nga aty.

Në një intervistë për ‘Thump’ aktori ka treguar edhe se cila ishin shkaqet, që ai u largua nga emisioni i humorit “Portokalli”.

“Ne nuk u larguam nga ‘Portokalli’-a. Neve na zbuan. Ne nuk do iknim kurrë andej, na zbuan me sjelljen e tyre. Ne ishim në kulmin tonë, si mund të iknim. Ishin kapricot e regjisorit, Basha”, – ka treguar ai.

Por edhe pse aktori nuk është më pjesë e ‘Portokallisë’ grupi “SHBLSH”, ku bënin pjesë edhe Ermal Mamaqi dhe Gentian Zenelaj vazhdon të kujtohet me nostalgji. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2018, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori