Juli flet sërish për Altin Bashën e "Portokallisë": Të gjithë shokët më çuan SMS
Julian Deda ka folur sërish në lidhje me thyerjen mes tij dhe regjisorit të "Portokallisë" Altin Basha duke shpjeguar edhe detaje nga largimin nga emisioni.

I ftuar në emisionin "Kush vjen për drekë" në Tv Klan Juli ka shpjeguar se nuk ka ikur për çështje pagese, por për arsye të tjera.

"Asnjëri s’ka ikur për çështje pagese. Disa kanë ikur, disa janë hequr, unë jam i grupit të dytë. Po pse ikën të tjerët kur pagesat ishin korrekte atëherë?"., - u shpreh ai duke shtuar se të gjithë aktorët e tjerë me mesazhe private e kishin mbështetur në deklaratën që ai bëri kundër Altin Bashës dhe se të gjithë ata kishin ecur përpara që prej largimit nga Portokallia.
Shtuar më 03/10/2017, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori