Jul Deda tregon kur fillon spektakli që do rivalizojë "Portokallinë"
Pëlqej
Prej kohësh është bërë e ditur se stafi i "Apartamentit 2xl" është zhvendosur në "Klan".

Ata do të jene pjesë e spaktaklit të humorit "Duplex", i cili flitet se do të transmetohet çdo të shtunë në orën 20:00.

Megjithatë asnjëri nga protagonistët e emisionit nuk kishte treguar asgjë.

Nga fotot e postuara në rrjetet sociale duket se grupi ka filluar punën dhe të gjithë janë kuriozë të mësojnë se kur do të fillojë, shkruan Who.

Së fundmi i pyetur nga fansat në "Instastory", Julian Deda ka zbuluar se kur do të startojë emisioni i shumëpritur.

Në përgjigjen e tij aktori tregon se në shtator me fillimin e sezonit të ri televiziv fillon dhe spektakli i tyre. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2018, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori