Fatma Haxhialiu kapet me Jul Dedën live në emision: Po je burrë, kërko falje (FOTO LAJM)

Aktori Jul Deda dhe moderatorja Fatma Haxhialiu kanë debatuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Thumb", për sherrin virtual mes tij dhe gazetares Mira Kazhani.

"T'i gjejmë një burrë është një batutë që nënkupton se ke nevojë për një paracetamol. Unë nuk u merzita nga komenti i saj, nuk me preku sepse ishte një përgjigje mllefi", u shpreh Juli.

"Po të jesh burrë, i kërkon falje publike", i tha Fatma.

"Unë ti kërkoj falje asaj? Po sikur ti kërkoj falje ajo të gjithë grave të Astirit që i bëri ato, atëherë ia kërkoj unë", u përgjigj Juli.

"Pse Mira Kazhani e ka bërë atë që u bë në Astir?", vazhdoi Fatma.

"Pse unë e thashë atë? E ka thënë Churchill-i", tha Juli.
Shtuar më 25/11/2019, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori