Di Maria flet hapur: Juve është klubi më i mirë në Itali

Në Playroom të ESPN, di Maria tha se Juventus ishte klubi më i madh në Itali që ishte i interesuar për argjentinasin. Futbollisti pranoi se për momentin është duke menduar për ofertën, por tani di Maria është me pushime me familjen e tij.

“Juve është klubi më i madh në Itali, një nga skuadrat e interesuara për mua. Tani për tani jam duke reflektuar, por fokusohem te pushimet dhe familja”, tha ai.

Në verën e vitit 2022, sulmuesi argjentinas u largua nga PSG si lojtar i lirë, ai nuk e rinovoi kontratën me klubin francez, ku luante që nga viti 2015.

Si pjesë e PSG-së, di Maria u bë kampion francez pesë herë, fitoi Kupën e Francës katër herë dhe fitoi Superkupën pesë herë. /albeu.com/


Shtuar 25.06.2022 18:52

Tags: