Jul Deda kujton periudhën e tij të errët të karrierës: Shyqyr i dhamë fund shpejt
I ftuar sot (e shtunë, 1 dhjetor) te emisioni “Thumb” në ABC News,
Julian Deda foli ndër të tjera për periudhat aspak të suksesshme të karrierës, të cilat mund të konsiderohen edhe si një “kohë e
errët”.
Për këdo që nuk e mban mend, “
Apartamenti 2XL” u shndërrua në “Grand
Hotel 2XL” në periudhën 2015 – 2016, dhe paçka se u përpoq të vinte me risi, sipas
Julian Dedës rezultoi një dështim.
“Çdo projekt ka ditët e errëta. Te ‘
Apartamenti 2XL’ nuk ka, por te ‘Grand
Hotel’ po. [E kam fjalën për kohën] kur bëmë një format tjetër. Ishte një njollë e
errët në karrierën time. Për fat të mirë e kuptuam dhe e mbyllëm në kohë.”
Pas largimit nga Vizion Plus, momentalisht
Julian Deda është pjesë programit të së shtunës në Tv Klan, “Duplex, që ka të njëjtin format si “
Apartamenti 2XL”.
Shtuar më 01/12/2018,
ora 21:12