Jul Deda irritohet me Bashën: Pse i nxjerr njerëzit në rrugë dhe pastaj i tërheq?
Pëlqej
Janë të shumta reagimet ndaj kreut të demokratëve Lulzim Basha pasi ndërpreu protestën e opozitës duke tërhequr protetuesit nga Ministria e Brendshme.

Fillimisht ishin vetë protestuesit ata që i kërkuan llogari deputetëve duke thënë se e donin ata të parët plumbin ballit pasi po i përdornin dhe po trembeshin nga maxhoranca, por sëfundmi ka filluar të reagojnë edhe personazhe të njohur.

Jul Deda thotë se Basha bëri gabim që tërhoqi njerëzit duke ia prerë zellin e protestës.

Statusi i tij

Nuk e marr vesh, pse?

Pse mor zoteri i terheq njerezit ne momentin me te mire?
Pse ke nje aftesi genetike per te shuar edhe ate pak ze te revoltuar, qe i del njerezve nga shpirti.
Pse i therret njerezit ne proteste dhe pastaj i thuaj:"lere, lere se boll"?
Pse nuk i le njerezit te lire te shprehen, te protestojne, te revoltohen.
Pse, pse, pse....kush dreqin eshte ai njeri mizerabel, qe te keshillon.?!?!?
Shtuar më 26/05/2018, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori