Aferdita tregon sekretin e një marrëdhënie të shëndetshme!

Aferdita dhe Jakub kanë vite së bashku, janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe prindër të një djali.Por si kanë arritur të kenë një marrëdhënie kaq të shëndetshme.

Këtë e ka zbuluar vetë modelja duke iu përgjigjur fansave që e kanë pyetur në Instagram gjatë një bisede virtual me ta. Aferdita shprehet se sa më shumë kohë të kaloni me partnerin e bën marrëdhënien të jetë e shëndetshme.

“Ai është shoku im i ngushtë, ne kalojmë kohë së bashku dhe besoj se kjo është diçka shumë e shëndetshme për një marrëdhënie”, tha modelja.