Ju mungon Bleona e vjetër? Ky klip i vitit 2006 do t'ju nxjerr mallin (VIDEO)
Bleona Qereti është një nga ato pak artiste që ka guxuar në çdo kohë me ‘look-un’ e saj dhe shpesh është kthyer në frymëzim për të tjerët. Për të sjellë në vëmendje pak nga karriera e saj e shumë viteve më parë dhe pamja ndryshe, ka menduar vetë Bleona.

Ajo ka publikuar videoklipin e këngës “Hallall e ke”, por në versionin anglisht. Kjo këngë është kthyer në hit në vitin 2006">2006 dhe pa dyshim Bleona nuk ka zhgënjyer me pamjen e saj. Një detaj tjetër që i bie në sy këngëtares, por edhe ne është celulari i saj “Motorrola” në ngjyrë pink.

Në ato kohë, ky celular ishte mjaft i përhapur dhe me siguri do i bëjë nostalgjikë ata që do e shohin.
Shtuar më 03/04/2020, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori