SHBA: Testi i raketës ruse nuk është kërcënim

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një prononcim për mediat ka reaguar ndaj testit të Rusisë të një rakete të re balistike ndërkontinentale me aftësi bërthamore.

Pentagoni thotë se masa nuk është një kërcënim për SHBA-në dhe aleatët e saj, pasi Moska “e njoftoi siç duhet” Uashingtonin për testin sipas detyrimeve të traktatit të saj bërthamor.

“Nuk ishte një surprizë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

Pak më parë, Putin tha se raketa e re Sarmat, e aftë për të goditur objektiva me rreze të gjatë, ishte ushqim për mendim për ata që përpiqen të kërcënojnë Rusinë./albeu.com


Shtuar 20.04.2022 19:34