Ju ka munguar në muzikë? Beatrix Ramosaj paralajmëron një surprizë (FOTO LAJM)

Beatrix ka paralajmëruar publikimin e një kënge të re, pas kaq shumë kohe që i ka munguar tregut shqiptar.

Me anë të një postimi në Instagram këngëtarja ka bërë të ditur se shumë shpejt po rikthehet me një këngë të re.

Kënga e re së shpejti. Po ndodh vërtet njerëz, e di se u bë kohë e gjatë” @TullProduction”, ka shkruar ajo.

Beatrix e dha lajmin nga Dubai aty ku ka udhëtuar së bashku me kushërirën e saj Anxhelina Hadërgjonaj, për pushime.

Kënga e fundit e Beatrix Ramosaj titullohet “Pa ndenjë”, të cilën e solli në vitin 2017, ndërsa mbetet të shihet se çfarë po përgatit pas kësaj pauze prej tre vitesh.

Shtuar më 27/09/2020, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori