Ramos flet për herë të parë si lojtar i PSG-së

Sergio Ramos është lojtari më i ri i Paris Saint Germain.

Pas nënshkrimit të kontratës 2-vjeçare, mbrojtësi spanjoll gjatw fjalws sw tij u shpreh i lumtur ndwrsa kishte edhe njw premtim.

“Jam shumë i lumtur që jam bashkuar me PSG. Është një ndryshim i madh në jetën time, një sfidë e re dhe një ditë që nuk do ta harroj kurrë. Jam krenar të jem pjesë e një projekti ambicioz, të bashkohem me një skuadër të ka lojtarë të mëdhenj. Është një klub që tashmë ka provuar vetën në nivelet më të larta të futbollit. Unë dua të vazhdoj të rritem me PSG-në dhe të ndihmoj skuadrën të fitojë tituj”, përfundoi Sergio Ramos.

35-vjeçari spanjoll u largua nga Real Madridi pas 16 vitesh ku ishte figura kryesore duke e udhëhequr Realin në fitimin e shumë trofeve.


Shtuar 8.07.2021 12:32