Talebanët çajnë rrethimin, hyjnë në Kabul dhe bëjnë thirrje për armëpushim: S’duam viktima! (FOTO+VIDEO)

Talebanët kanë hyrë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i ministrisë së Brendshme, duke thënë se kryengritësit po futen nga të gjitha anët e qytetit.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë nisur që të evakuojnë diplomatët nga ambasada e tyre me helikopter.

Zyrtarët amerikanë thanë se diplomatët po transportoheshin në aeroport për t’u larguar nga vendi. Po ashtu bëhet me dije se po dërgohen dhe ushtarë për të bërë të mundur evakuimin e sa më shumë qytetarëve dhe të shmanget ndonjë tragjedi.

Qeveria e Presidentit Ashraf Ghani duket se është në ditët e saj të fundit dhe pritet që të japë dorëheqjen. Një zyrtar taleban i tha Reuters se grupi nuk donte viktima, ndaj ka bërë thirrje për dorëzim dhe armëpushim./albeu.com

 


Shtuar 15.08.2021 11:08