Jordyn Woods përfiton shumë pas skandalit të tradhtisë
Skandali i tradhtisë të Jordyn Woods me ish-partnerin e Kourtney Kardashian, ka qenë kryefjala e mediave të huaja dhe jo vetëm.

Jordyn mori shumë kritika nga të gjithë, por mesa duket kjo gjë ka ndikuar pozitivisht në karrierën e saj.

Sipas ‘The Sun’, ajo ka marrë shumë oferta nga kompani të ndryshme që duan të përdorin famën e saj.

Jordyn është kontaktuar nga shumë kompani që duan të tregtojnë famën e saj. Asaj i është ofruar emisioni i vetë televiziv”, thotë burimi.

Jordyn në fakt do të thyejë heshtjen në javët në vijim në emisionin e Jada Smith dhe kjo nuk besojmë se do t’u pëlqejë motrave Kardashian.

Ndërkohë Khloe Kardashian thuhet se i ka dhënë fund menjëherë marrëdhënies me Tristan pasi ky i fundit e pranoi se e kishte tradhtuar me Jordyn.
Shtuar më 28/02/2019, ora 10:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori