Jonida Vokshi publikon foto me barkun e rrumbullakosur, komenti epik i Olta Gixharit (FOTO LAJM)

Një nga problemet më të shpeshta të shtatzënisë është edhe shtimi në peshë. Ka disa vajza që shtojnë fare pak kilogramë, por ka dhe nga ato që marrin një peshë të konsiderueshme.

Duke qenë se janë të dyja në pritje të ëmbël, Olta Gixhari i ka kushtuar një dedikim me humor Jonida Vokshit. Kjo e fundit, ka mbetur po e njejta, me dallim vetëm barkun e rrumbullakosur. Olta ka publikuar foton e Jonidës dhe vështirë të mos qeshës me komentin e saj.

“Kur më merr uria, shoh këtë dhe ha një kastravec”, ka shkruar Gixhari. Jonida është thuajse në përfundim të shtatzënisë, ndërsa aktorja në muajt e parë. Me disa kilogramë më tepër ose jo, rëndësi ka fundi: gjithçka ia vlen kur mban bebushin në krahë.

Shtuar më 25/05/2020, ora 13:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori