“Yo-Yo”, Jonida Vokshi prezanton biznesin e saj (FOTO LAJM)

Prezantuesja e emisionit “Thurje”, Jonida Vokshi, përveç studios televizive, do t’i presë miqtë në barin ku do të ndërthuren muzika, humori, festa etj.

Aktorja dhe prezantuesja e njohur ka shkrepur foton e parë në ambientet e tij, ndërkohë na tregon më shumë detaje për gazetën “Panorama”, rreth biznesit të veçantë që po hap në Tiranë.

Nuk e kishe shprehur ndonjëherë publikisht ambicien për të qenë pronare e një bari, pse e hape një biznes të tillë?

Yo-yo” është një bar i areduar thjesht, me old stuff, por i ngrohtë, me birra dhe verë të mirë, që shoqërohen me asortimente të veçanta. Pse hapa një biznes të tillë? Sepse duke u nisur nga vetja, që gjithmonë zgjedh një vend të preferuar të shkoj përherë aty, e bëra këtë zgjedhje me dëshirën që të kthehet në një vend ku të gjithë miqtë e mi dhe klientët të ndihen komodë. Për këtë po kujdesem personalisht, pasi po e bëj me shumë dashuri e përkushtim.

Sa ka kushtuar ky bar?

Nëse ju tregoj këtë, atëherë i bie t’ju tregoj llogarinë time bankare pastaj (shaka). Thjesht nuk kam kursyer në atë që më ka pëlqyer ta bëj sipas dëshirës sime.

Pse do të identifikohesh me shërbimin e verës dhe birrës specifikisht. Të pëlqen t’i shijosh dhe vetë?

Sigurisht që nuk ka vetëm verë dhe birrë, por dhe pije shumë të veçanta, disa prej të cilave janë pak ekskluzive. Por, duke qenë se dobësia ime është vera, nuk mund të mungonte një përzgjedhje e veçantë e saj. Birra ndërkohë është preferuar nga të gjithë në çdo stinë dhe vendi është i tillë që një gotë birrë shijon shumë mirë aty.

Çfarë të përfaqëson apo identifikon ty në elementët e interiorit, do të ketë foto të tuat, e të tjera detaje si këto?

Nuk është se ka foto të miat aty, apo ndonjë gjë që të identifikohet me mua. (qesh) Dhe nuk e kam dashur këtë gjë, përveç emrit “Yo-Yo”, që e lidh me emrin tim disi. Pjesa tjetër dua të jetë thjesht e ngrohtë dhe e dashur, duke filluar nga pijet e mira, muzika, aktivitete herë pas here, që do të bëhet me muzikë, humor, festa etj., pra një thurje e vogël. (qesh)/albeu.com/

Shtuar më 07/02/2017, ora 11:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori