Në fund të tetorit, Radio Televizioni Shqiptar bëri publike listën me emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në
Festivalin e 59 të
Këngës në RTSH, pa njoftuar se cili/cila do të jetë moderator/e. Megjithatë, gjasat janë që prezantimi t’i besohet
Jonida Vokshit.
Pse kështu? E ftuar mëngjesin e sotëm (e enjte, 5 nëntor) në “
Wake Up”,
Jonida u pyet nga Isli Islami: “A do ta prezantosh
festivalin e fundvitit meqenëse ta kanë
propozuar?”. Pas disa minutave heshtjeje,
Jonida tha “kush ma ka
propozuar?”, një përpjekje për të shmangur pyetjen. Pas këmbënguljes së dy moderatorëve të “
Wake Up”, aktorja pranoi propozimin nga organizatorët dhe u shpreh:
“Jam duke e menduar”.
Shtuar më 05/11/2020,
ora 10:11