Jonida Vokshi flet pas nominimit të filmit për “Oscars”
Filmi “Derë e hapur” me regji të Florenc Papas është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 93-të të çmimeve “Oscar”. Lajmin e madh e ka dhënë aktorja Jonida Vokshi, që ka rol kryesor në këtë film.

Jonida ka publikuar në Instagram disa foto të shkëputura nga filmi dhe ka treguar se ndihet shumë e lumtur që është pjesë e kastit të aktorëve.

“’Derë e hapur’ do të prezantoj Shqipërinë në edicionin e 93-të të Oscars! E lumtur që jam pjesë e filmit! Na priftë e mbara grupi“, ka shkruar Jonida në postimin e saj.

“Derë e hapur” ose “Open Door” ka rezultuar si një nga prodhimet kinemtaografike shqiptare më të suksesshme të viteve të fundit. Filmi ka rrugëtuar drejt Kanës dhe ka marrë pjesë në disa nga festivalet më të rëndësishme të filmit në botë. Në “Derë e hapur” luajnë disa nga emrat e mëdhenj të kinematografisë shqiptare si Guljelm Radoja, Lutfi Hoxha dhe Sotiraq Bratko.

Ditën e sotme Jonida ka dhënë një intervistë për ‘Tirana post’ ku ka shprehur të gjitha emocionet rreth këtij lajmi. Ajo është shprehur se situata momentale sigurisht që do na penalizojë për të shkuar dhe për ta ndjekur rrugëtimin e filmit apo për të shijuar suksesin, por më me rëndësi është kjo që i ndodhi filmit.

E pyetur nëse mendon një karrierë përtej Shqipërisë dhe Kosovës, moderatorja tregon:

Fatmirësisht, nëse ti realizon një film të mirë që të ketë pjesëmarrje në festivale të rëndësishme e të shihet nga njerëz të rëndësishëm të kësaj industrie, të bën ty të jesh e hapur dhe në një treg më të gjerë se ai i Shqipërisë dhe Kosovës. Do Zoti e kemi atë fat!

Sa i përket ceremonisë dhe se si e ke përfytyruar veten, Jonida është shprehur se:

Ceremoninë e Oscars e kam ëndërruar në fillimet e mia, si një ëndërrimtare pasionante dhe e dashuruar me aktrimin dhe kinematografinë. Por rrugës, dëshira për të investuar në profesion më bëri që të dal në konkluzionin që kur një punë të shpërblehet, shijon më shumë se të ëndërrosh para kohe.
Shtuar më 27/10/2020, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori