E FUNDIT/ Studentët sulmojnë Ramën, ka të shoqëruar
Jonida Shehu bën deklaratën që s’pritej
Pëlqej
Sot gazetarja ishte e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan nga ku zbuloi më shumë për bashkëshortin dhe familjen.
Shehu tha se bashkëshorti i saj është personi që vlerëson recetat e saj, ndërkohë që shtoi se është tejet i sinqetë në atë që thotë.

Ajo tha se do kishte dashur që ai të mos ishte aq i sinqertë, pasi shpesh nëse nuk i pëlqen diçka ai ia thotë edhe nënës së saj e cila gatuan ndonjëherë për ta.

Sa i përket largimit nga Top Channel ajo pranoi se ishte i bujshëm, sepse sipas saj të punoje 16 vite në një televizon të madh nuk ishte aq gjë e lehtë. Gjithashtu Jonida u shpreh se nuk do të donte të ishte larguar nga ‘'Top-Channel'’, por nuk kishte pasur zgjidhje tjetër.

Ndërsa për të ardhmen që e pret ajo tha: “Tani për mua nuk është e lehtë të bëj një zgjedhje për një kohë kaq të shkurtër, për dy muaj, dhe unë akoma nuk kam vendosur për zgjedhjen që do bëj pasi nuk dua të nxitohem. Dua të bëj diçka që më pëlqen dhe që unë i plotësoj kushtet”. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori