Artistet shumë të dashura për publikun,
Jonida Maliqi, Eneda Tarifa, Juliana Pasha dhe Kejsi Tola ishin të ftuara sot tek "E diela shqiptare", ku rrëfyen eksperiencën e tyre në "Eurosong" dhe kënduan këngët me të cilat kanë përfaqësuar Shqipërinë.
Gjatë emisionit
Jonida tregoi se gjatë kohës në Izrael, i dërgonin letra dhe kartolina në dhomën e
hotelit.
"Nuk i harroj kurrë ato mesazhet, letrat, kartolinat që gjeja çdo ditë poshtë
derës së dhomës së
hotelit.
Fansat e Eurovisionit vinin me bluza me flamurin shqiptar, gjë që ndodh shumë rrallë me
fansat shqiptar",
tregoi Jonida.
Shtuar më 10/05/2020,
ora 22:03