Jonida Maliqi sonte ngjitet në skenën Eurovision
Përfaqësuesja e Shqipërisë për në Eurovision 2019, Jonida Maliqi do të performojë sonte në edicionin e 64 të Eurovisionit.

"Ktheju Tokës" do të ngjitet në skenë e 14-ta me radhë, sonte në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovisionit.

Nga nata e parë e gjysmëfinales, në finale kanë kaluar këto shtete: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.

Ndërsa sonte të gjithë shqiptarët mbesin me shpresë që Jonida të kalojë këtë prag dhe të futet në finalen e madhe të festivalit Eurovision.
Shtuar më 16/05/2019, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori